Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryetar i komanduar i Vlorës/ Elis Halili: Kënaqësi ta drejtoj bashkinë në këtë periudhë tranzitore

schedule11:30 - 22 Shtator, 2025

schedule 11:30 - 22 Shtator, 2025

Këshilli Bashkiak i Vlorës është mbledhur këtë të hënë, më 22 shtator, për të zgjedhur kryetarin që do të ushtrojë funksionet ekzekutive të bashkisë në periudhën tranzitore pas largimit të Ermal Dredhës. Me shumicë votash, Këshilli vendosi të emërojë nënkryetarin Elis Halili si kryetar të komanduar, i cili do të drejtojë institucionin deri në zgjedhjen e kryetarit të ri përmes procesit zgjedhor.

Në fjalën e tij pas emërimit, Halili falënderoi anëtarët e Këshillit për besimin dhe u shpreh se do të fokusohet në zbatimin e projekteve zhvillimore të qytetit, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët e Vlorës.

“Unë jam Elis Halili, kam lindur dhe jam shkolluar në qytetin e Vlorës. Jam rritur në këtë qytet. Fati, por edhe shkollimi që kam marrë, jam inxhinier ndërtimi më ka sjellë prej 7 vitesh në qytetin e Vlorës. Kam drejtuar dhe kam qenë pjesë e zbatimit të projekteve kryesore të këtij qyteti. Këto projekte të cilat e kanë çuar qytetin në këtë pikë që është sot. Për mua është kënaqësi, por më shumë edhe detyrim, që të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak më kanë besuar për të drejtuar bashkinë në këtë përudhe tranzitore, deri për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë. Fokusi jonë do të jetë në zbatueshmërinë e të gjitha projekteve që ta bëjnë më mirë jetesën në këtë qytet”, Elis Halili.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!