Një video erotike mendohet të jetë bërë shkak për vrasjen e 62 vjeçarit turk Hayati Aroyo, ngjarje e ndodhur më 23 korrik të këtij viti në Milano të Italisë, ku pjesë e saj dyshohet të jetë edhe një shtetas shqiptarë.
Autoritetet italiane, detaje të reja kanë zbardhur në kete ngjarje ku sipas tyre viktima Hayati Aroyo, kishte një video intime të 36 vjeçares italiane, Valentina Peroni. Peroni shfaqej me një person tjetër, xhiruar gjatë një prej festave të mbushura me kokainë që organizoheshin nga Aroyo.
Sipas hetuesve, motivi kryesor ka qenë frika se pamjet që ai zotëronte mund të përdoreshin për shantazh.
Bazuar në rindërtimin e ngjarjes nga autoritetet, tre persona, çifti italian, Emanuele Paganini, 38 vjeç, dhe Valentina Peroni, 36 vjeçe, së bashku me mikun e tyre shqiptar, Elvis Simon, 33 vjeç vendosën të eliminojnë burrin që kishte videon, me qëllim mos publikimin e videos.
Pas hetimeve disa javore, policia italiane vuri në prang tre personat e dyshuar të ngjarjes, çiftin Italian, dhe 33 vjeçarin shqiptarë, me akuza të rënda për vrasje të rënduar, grabitje dhe shkatërrim të kufomës.
Viktima, Hayati Aroyo, një shtetas 62-vjeçar italo-turk, u gjet i vdekur natën e 23 korrikut brenda një apartamenti në Sesto San Giovanni, i djegur. Trupi, i gjetur në dhomën e gjumit, ishte i paidentifikuar për shkak të djegies dhe i mbushur me dhjetëra plagë thike.
Në dokumentimin e provave, fqinjët thanë se kishin dëgjuar britma gjatë natës, përpara se tymi të mbushte ndërtesën.
Nga kamerat e sekuestruara rreth banesës ku ndodhi vrasja mësohet të jetë parë të dilte shqiptari Elvis Simoni, i cili dyshohet ta ketë qëlluar i pari viktimën me thikë në zemër disa herë, derisa plagët i morën jetën. Sa i takon banesç3s ku ndodhi krimi, mçsohet se shtëpia i ishte dhënë me qira një studenti 23 vjeçarë, i cili deri më tani rezulton të mos ketë pasur dijeni pçr eleminimin e 62 vjeçarit turk.
Aroyo kishte banuar përkohësisht në atë banesë gjatë mungesës së studentit pçr pushimet verore, ndërsa njihej për një të shkuar kriminale, pasi kishte lidhje të forta me botën e krimit të vendit të tij të origjinë./abcnews.al


