Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prezantohet ministri i Drejtësisë/ Besfort Lamallari: Angazhim dhe përkushtim për arritjen e prioriteteve të ndërmarra

schedule11:55 - 20 Shtator, 2025

schedule 11:55 - 20 Shtator, 2025

“Ballafaqimi me Brukselin nuk të lë të fshihesh”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi të zhvilluar këtë të shtunë për mediat.

Gjatë fjalës së tij, Besfort Lamallari falënderoi kryeministrin për besimin.

“Faleminderit për besimin dhe do ta mbaj me nder detyrën deri në fund. Falënderoj edhe mikun tim zotin Manja. Drejtuar stafit një burrë i mençur më ka thënë që duhet ekip për të bërë sukses. Do të doja të shihja të njëjtin angazhim dhe shpejtësi për të ndjekjen e prioriteteve të ndërmarra. Sidomos për miratimin e paketës ligjore që lidhet me standardet e reformës në drejtësi. Për mbylljen me sukses të punës për Kodin penal dhe Kodin Civil. Dhe për një sistem drejtësie më transparent dhe më llogaridhënës. Kemi punuar prej kohësh edhe për pjesën e digjitalizimit”, tha Lamallari.

Më tej në prezantimin e Besfort Lamallarit, si Ministër i Drejtësisë, kryeministri nënvizoi se drejtësia, është një ndër sektorët kyçë për integrimin në BE.

“Mund të bëjmë shumë më tepër dhe mund të bëjmë shumë më mirë. Këtë sfidë të fortë duhet të ja bëjmë vetes çdo ditë dhe drejtimi i ministrive duhet të ja bëjë administratës çdo ditë për të marrë më shumë rezultat. Uroj të gjeni forca për të bërë gjithçka nuk bëni dhe për ta çuar punën përpara me sukses”, tha më tej Rama, duke shtuar: “Duke ndarë me ju një fakt të paditur për mua, që gjithsesi drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë ka mbetur në Dibër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!