I deleguari politik i Partisë Socialiste në Vlorë, Bledi Çuçi zhvilloi dje një mbledhje me kryesinë e këshilltarëve socialistë në selinë e partisë, për të diskutuar mbi emrin që do të propozohet si pasues i kryebashkiakut Ermal Dredha.
Burime nga takimi bëjnë me dije se Çuçi ka theksuar se është mirë që këshilltarët socialistë të dalin me nje emër në mbledhjen e të hënës, ndaj duhet të ketë një kandidat. Sipas tij, duke qenë se problematika më e madhe ka qenë tek puna publike dhe infrastruktura, emri më i përshtatshëm për të zëvendësuar Dredhën është Elis Halili.
Megjithatë, kjo propozim nuk është pritur mirë nga një pjesë e këshilltarëve socialistë, të cilët kanë kundërshtuar duke thënë se Halilin nuk e njohin mjaftueshëm dhe se ndoshta do të ishte më i përshtatshëm një emër tjetër.
Në mbledhje mori pjesë edhe vetë Ermal Dredha, i cili shprehu keqardhjen për lënien e mandatit në mes. “Mund të kishim bërë edhe më shumë, por kemi bërë më të mirën për qytetin”, është shprehur ai para të pranishmëve. Ndërkohë prezent mësohet se ka qenë edhe vetë Halili !

