Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthimi në shtëpinë e Xhelal Mziut/ Kamerat fiksuan autorin, lëvizi me biçikletë dhe i maskuar

schedule10:32 - 19 Shtator, 2025

schedule 10:32 - 19 Shtator, 2025

KAMËZ- Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte, një sasi tritoli ka shpërthyer në murin rrethues të banesës së deputetit të Parisë Demokratike, Xhelal Mziu.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, kamerat në banesën e Mziut ishin jashtë funksionit prej disa kohësh për shkak të një problemi, por përmes disa kamerave kanë arritur të zbulojnë se autori është një person i maskuar me biçikletë, i cili vendos sasinë e tritolit dhe pak minuta pasi shihet duke u larguar, ndodh shpërthimi.

Po të njëjtat burime sqarojnë se po verifikohen pamjet e ditëve të fundit për të parë nëse është kryer ose jo ndonjë lëvizje e dyshimtë në zonë, rrugën afër banesës.



Oficerë të policisë gjyqësore kanë marrë në pyetje të gjithë anëtarët e familjes Mziu, ata janë shprehur se nuk kanë konflikte me askënd. Deri tani nuk ka ende një pistë hetimi në lidhje me shkakun e ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!