TIRANË- Policia ka goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike, e cila ishte nisur nga Spanja, me qëllim shitjen në Shqipëri.
Për këtë rast u arrestua një 20-vjeçar, i cili u kap në flagrancë, duke marrë në një degë postare, një pako me Cannabis me përqindje të lartë THC.
Gjatë operacionit u arrestua 20 vjeçari, banues në Kamzë, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në kryeqytet, gjatë marrjes së një pakoje me 593 gramë Cannabis me përqindje të lartë THC, të dyshuar të trafikuar nga Spanja.
Po ashtu u identifikua dhe porositësi i pakos, 38 vjeç, ndërsa policia vijon punën intensivisht për kapjen e tij.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!