Fjalën e parë në Kuvend, kryeministri Edi Rama e nisi me një urim për kryeparlamentarin Niko Pelehi.
“Të nderuar miq dhe të ftuar, më lejoni që si folës I parë I kësaj legjislature të re, ti përcjell urimin tim për një drejtim sa më të suksesshëm të punëve të Kuvnedit, kryetarit të ri Niko Peleshi.”
Në vijim Rama u shpreh se votëbesimi i qeverisë nuk është thjeht një numër aritmetik, por shifra 83 mandate, është një borxh I maxhorancës ndaj shqiptarëve që e besuan. Një paralajmërim, kryeministri kishte edhe për opozitën në sallën e Kuvendit.
“Nuk jam këtu për të kryer një formalitet votëbesimi, dua ti them pikërisht shumicës se jo një mandate por vite të tëra politike nuk mjafton për të shpërblyer besimin e jashtëzakonshëm që shqiptarët na dhanë këtë herë. 83 mandate është një borxh që duhet ta marrin përsipër cdo ditë jo me fjalë, por me ide e risi në cdo drejtim dhe përkushtim.
Pakicës dua ti them vetëm se nuk është puna jonë cfarë bëni e thoni jashtë kësaj salle, porn ë këtë sallë do keni gjithë vëmendjen tonë nëse do harroni përdorimin e trupit si argument dhe zhurmës si alternative. Në të kundërt prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi” u shpreh Rama./abcnews.al

