Në emisionin “Real Story” në ABC Neës, analisti Rezart Kthupi dhe avokati Arbër Hoxha komentuan zhvillimet e fundit politike lidhur me mbledhjen e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej afro shtatë muajsh.
Kthypi theksoi se kryeministri Rama nuk ka interes të përfshihet në një betejë të drejtpërdrejtë me Veliajn, duke e cilësuar një përballje të tillë si të rrezikshme politikisht.
“Rama nuk ka interes që të bëjë betejë me Veliajn. Nëse Veliaj shkon në Gjykatë Kushtetuese, mund të kishte një mundësi që Rama të rrëzohej dhe do të ishte një humbje përballë Veliajt. Rama është fitues në çdo betejë politike që ka pasur. Hapet një betejë që nuk dihet se kur mbaroj”, tha Kthupi.
Ndërkohë, avokati Hoxha argumentoi se procesi i shkarkimit mund të rezultojë i paligjshëm nëse bazohet vetëm në mungesën e Veliajt, dhe se një ankim në Gjykatën Kushtetuese mund të përmbysë vendimin, duke sjellë pasoja të papritura në skenën politike.
“Me shumë ngjasë do të ndodhë shkarkimi i Veliajt kanë të drejtë për të bërë kërkesë ankimore. Nëse shkarkohet për shkak të mos paraqitjes, është një shkarkim i paligjshëm. Nëse shkon në Gjykatën Kushtetuese, do e marrë në dhomë Këshillimi dhe më pas në seancë gjyqësore. Nëse Gjykata Kushtetuese do të jetë në lartësinë e duhur do i japë të drejtë Veliajt. Vendimmarrja pozitive do e fuste Ramën në spirale”, tha Hoxha.


