Një 47-vjeçar u arrestua në Kukës në kuadër të operacionit policor të koduar “Episodi”.
Mbrëmjen e 5 shtatorit, ky shtetas tentoi të vriste një person në lagjen nr.5, pas një konflikti për motive të dobëta.
Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Gjithashtu, u arrestua djali i motrës së 47-vjeçarit, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit dhe nuk ka kallëzuar në Polici./abcnews.al

