Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ulen komisionet për transfertat/ Hyn në fuqi vendimi, zero tarifë për pagesat deri në 40 mijë

schedule14:22 - 17 Shtator, 2025

schedule 14:22 - 17 Shtator, 2025

Të gjitha ata qytetarë apo biznese që do të bëjnë transferta parash në lekë apo euro  tashmë do të pagujanë komisione më të ulëta.Vendimi I Këshillit Mbikqyrës ka hyrë në fuqi  dhe parashikon që transfertat  e parave  me vlerë  deri në 40 mijë lekë  nga qytetarët tashmë do të realizohen pa asnjë komision.

Vendimi është marë në mbledhjen e fundit të Këshillit mbikqyrës duke ulur ndjeshëm kostot e pagesave për qytetarët dhe bizneset, por edhe duke pasur si synim   inkurajimin e  përdorimit të  kanaleve elektronike. Deri më tani vlera që mund të tranferohj pa komision ishte 20 mijë lekë.

Po ashtu Banka e Shqipërisë ka parashikuar që  Për pagesat elektronike deri në 10 milionë lekë, komisionet të ulen me gati 10 herë, duke e bërë më të leverdishëm përdorimin e sistemit AECH. Ndërkohë që  komisionet  e aplikuara nga institucionet financiare për klientët e tyre, për të pagesat nga 40 mijë lekë deri në 1 milion lekë, nuk duhet të jenë më të larta se 100 lekë.

Ulja e komisioneve vlerësohet se do t’u kursejnë qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare përafërsisht 40 milionë euro në vit dhe njëkohësisht krijojnë bazën e nevojshme për integrimin e mëtejshëm të vendit në SEPA.

Këto ndryshime janë parakusht i domosdoshëm për nisjen e  operacioneve në sistemin europian të pgesave   SEPA më 7 tetor 2025, duke siguruar që tarifat për pagesat ndërkufitare në Euro të jenë të njëjta me ato të aplikueshme brenda vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!