Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëshmia e James Rubin në Hagë/ Rama: Liria ka emër, proces shtangës që njollos drejtësinë ndërkombëtare

schedule18:14 - 16 Shtator, 2025

schedule 18:14 - 16 Shtator, 2025

James Rubin, ish ndihmës sekretari i Shtetit për Cështjet Publike dhe ish zëdhënësi i Sekretares Amerikane të Shtetit Madeleine Albright kritikoi këtë të martë në ditën e tij të dytë si dëshmitar mbrojtës, Dhomat e Specializuara të Prokurorisë së Hagës duke thënë se nuk arrin të kuptojë se përse ish krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë qëndruar në paraburgim për 5 vjet pa filluar ndjekja penale ndaj tyre.

Rubin deklaroi se kjo nuk është ajo që ai e quan Shtet i Së drejtës ndërsa vuri theksin tek bashkëpunimi i Thacit dhe të akuzuarve të tjerë me drejtësinë, duke thënë se nuk e kuptonte se përse një burrë shteti mbahej pas hekurave.

Ndërkohë, kryeministri Rama ka reaguar përmes një deklarate duke thënë se liria ka një emër dhe se ky proces shtangës po njollos drejtësinë ndërkombëtare.



“LIRIA KA EMËR

Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare…”, shkruan Rama.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!