Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shembja e çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, Serbia padit 13 persona

schedule14:22 - 16 Shtator, 2025

schedule 14:22 - 16 Shtator, 2025

Një prokuror serb ka ngritur të martën padi ndaj 13 personave, përfshirë një ish-ministër, lidhur me shembjen e çatisë së një stacioni hekurudhor vitin e kaluar, që ka lënë  të vdekur 16 persona dhe ka shkaktuar muaj të tërë protestash antiqeveritare në të gjithë vendin.

Ish-ministri i Ndërtimit, Infrastrukturës dhe Transportit, Goran Vesiç dhe 12 të tjerë, përfshirë ndihmësin e tij dhe kreun e kompanisë hekurudhore, janë  paditur për akuza për siguri publike, ka thë në  zyra e prokurorit në qytetin e Novi Sadit në një deklaratë.

Akuza përfshin “vënien në përdorim të ndërtesës së stacionit, edhe pse punimet e ndërtimit ishin duke u zhvilluar dhe nuk ishte lëshuar një leje (për ta mbajtur ndërtesën në përdorim)”, thuhet më  tej në  deklaratë .

Akuza të tjera janë “mosmirëmbajtja e strukturës së ndërtesës së stacionit dhe për vepra penale gjatë fazës së projektimit dhe ekzekutimit të rinovimit të ndërtesës së Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!