Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Më pranë BE-së/ “Moment që na veçon nga vendet e tjera të rajonit”, Çika: Shqipëria po ndërmerr reformat më të mëdha në histori!

schedule13:28 - 16 Shtator, 2025

schedule 13:28 - 16 Shtator, 2025

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, pedagogu Emilian Çika vlerësoi hapjen grupkapitullit të katërt për negociata. Gjatë intervistës, ai komentoi konferencën e gjashtë ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel duke thënë se ky grupkapitull është ndër më të rëndësishmit dhe se duhet treguar shumë kujdes.

“Është shumë pozitive që jemi në këtë fazë. Është një kohë shumë e shpejtë dhe pjesa më e madhe e grupkapitujve po hapen. Jo vetëm BE e gjithë bota po shkon drejt transformimit të gjelbër. Ky grupkapitull së bashku me atë të bujqësisë janë shumë të rëndësishëm. Edhe në aspektin teknin për t’u përmbushur. Do të thoja që të vazhdonte ajo që nga BE është mbështetja që ka pasur kundrejt Shqipërisë në të njëjtën formë për të shfrytëzuar atë që është momentun kundrejt Shqipërisë. Jemi në një pozicion që Shqipëria ka favorin dhe vëmendjen e BE. Moment që na veçon nga vendet e tjera të rajonit.

Gjithashtu ai nënvizoi se ecuria që ka bërë Shqipëria është shumë e mirë dhe se ky është një moment që e veçon vendin nga vendet e tjera të rajonit.



“Këto janë edhe politika të BE që marrin edhe subvencione të larta. Shpesh në vendet që janë anëtare të BE kemi patur procese nga vende të caktuara, si shfrytëzime dhe korrupsion, rasti i Greqisë, një skandal që është i fundit që ka shpërthyer, për subvencionet kundrejt blegtorëve apo bujqve të vendasve. BE po ndërmerr reformë edhe brenda vetvetes”, tha ai.

Më tej tha se “Shqipëria po ndërmerr atë që është ndoshta reforma më e madhe, një e mirë e madhe po i ndodh Shqipërisë, dhe mesazhet politike që po i vijnë Shqipërisë nga Brukseli janë shumë pozitive. Por është edhe për shkak se po shihet serioziteti i shtetit shqiptar. Ajo që ngelet më pas është edhe mbyllja që është po aq e rëndësishme pasi nuk është e rëndësishme, vetëm hapja. Vullneti politik i BE është shumë i rëndësishëm”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!