Një automjet tip Benz është përfshirë nga flakët në Levan. Drejtuesi ka ndaluar dhe dalë nga makina menjëherë, sapo ka vënë re zjarrin.
Për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë zjarrfikësit, megjithatë automjeti ëshhtë shkrumbuar. Policia dhe ekspertët kriminalistë po hetojnë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit.


