Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maxhoranca “i rrëmben” integrimin opozitës/ Gazetarja: Roli i PD simbolikë. Hoxha: Çështje e angazhimit të përbashkët të partive

schedule20:19 - 15 Shtator, 2025

schedule 20:19 - 15 Shtator, 2025

Komisioni për Integrimin Evropian, i cili në fillim i  takonte Partisë Demokratike, i është kaluar sërish Partisë Socialiste. Nga 11 komisione parlamentare, 7 tashmë kontrollohen nga PS dhe vetëm 4 nga PD, çka ka nxitur reagime të ndryshme në emisionin “Real Story” në ABC News.

Gazetarja Erneta Shevroja theksoi se situata në Parlament nuk sjell risi dhe se roli i opozitës në komision ka qenë më shumë simbolikë:

“Nuk kemi parë asgjë të re. Parlamenti u mbyll dhe u hap me të njëjtat skema dhe të njëjtat fytyra. Nuk do të ndodhë një diferencë e madhe nëse e drejton një i PS apo një i PD. PD ka qenë një simbolikë, vërtet opozita vinte dhe largohej, roli i opozitës në atë Komisionin e Integrimit ka qenë më shumë simbolikë. Të dyja palët e duan këtë integrim dhe e duan këtë proces, se sa të bëhen pengesë”, tha gazetarja.

Ndërkohë, Indrit Hoxha, anëtar i kryesisë së PD-së, u shpreh se debati për drejtimin e komisionit është periferik në krahasim me rëndësinë reale të integrimit:

“Anëtari i kryesisë së PD, Indrit Hoxha: Është koha që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Kemi humbur shumë kohë, për shkak edhe të PS edhe të PD. Në pikën që jemi sot më duket një diskutim shumë i parëndësishëm se kush e drejton atë komision, kur vjen çështja për integrimin e vendit në BE. Sepse merita e Shqipërisë në BE nuk duhet të jetë vetëm meritë e PD apo e PS. Ne e dimë që Rama është mjeshtër i PR dhe i propagandës. Por, forcat politike në vend kanë rëndësinë e tyre”, tha Hoxha.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!