Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PD humb kohë me Diellën, PS fiton kohë me Brukselin/ Kundërshtohet skema e komisioneve, por socialistët e votojnë të martën

schedule15:25 - 15 Shtator, 2025

schedule 15:25 - 15 Shtator, 2025

Kuvendi nisi, por PD u fut me këmbën e majtë. Megjithëse kryetari i ri, Niko Peleshi tentoi të mbante premtimin për të gjetur gjuhën e përbashkët, takimi mes palëve, përfundoi pa marrëveshje.

Drafti të cilën opozita as nuk e lexoi, parashikon shtimin e komisioneve parlamentare nga 8 në 11, dhe synon rritjen e kapacitetit, cilësisë ligjvënëse, transparencën, llogaridhënies e mbi të gjitha sigurimin e një strukture të përputhshme me kapitujt e negociatave të Bashkimit Europian.

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla sqaroi se është marrë modeli i Bundestag, por ashtu si gjermanët, edhe socialistët thonë se do respektojnë opozitën, por më shumë afatet me Brukselin.

“E kam propozuar dhe 4 vite më parë. Është modeli i Bundestag. Jemi në një stiuatë. Është domosdoshmëri të kalojmë këtë etapë të parashikuar nesër. Për një çështje me rëndësi të riorganizimit të Kuvendit nuk ka nevojë për njoftim, bëhet fjalë për shqyrtim jo periudhë depozitim”

Përveç Mediut që si gjithmonë është në Amerikë, Bardhi me komandë nga selia dhe Blushi me telekomandë nga burgu, dolën të kundërshtojnë draftin e PS.

“Absolutisht jo, ne nuk votojmë strukturën e re të komisioneve parlamentare. Jo sepse është bërë një gjë e turpshme”

Por ku e ka shqetësimin opozita? Në mandatin kur Shqipëria pret anëtarësimin në BE, doktori mendonte se e kontrollonte kalanë nga Brenda, Këshillin e Integrimin Europian.

Me draftin socialist, siç edhe Rama e deklaroi në Asamble, komisioni i ri për Europën, do drejtohet nga tanimë deputeti Igli Hasani.

Berisha e pranon: Më shumë se argumenti, për të kishte rëndësi karrikja e kryetarit.

“Do të shuajë me çdo kusht, komisionin e Integrimit Europian, duke besuar se në këtë mënyrë i preu mundësinë opozitës të thotë fjalën e vet në Parlamentin Europian dhe të vendeve anëtare të BE”

Por ndërsa humb kohë me faktin e kryer, Partia Demokratike nuk ka akoma emra për komisionet e tjera. Rëndësi ka që nuk ka refuzim, por vetëm reflektim.

“Po shohim emrat, do i diskutojmë, s’ka ende vendim”

Sepse me rëndësi për doktorin janë emrat socialistë. Duke i marrë me radhë, ata realë por dhe virtualë. Fiksimi i fundit është Diella, ose Dielli që e ka verbuar edhe doktorin. Por përse sulmon një dekret të Begajt dhe nuk e çon atë në Gjykatën Kushtetuese?

“Nuk ekziston akoma një vendim nga ana jonë, por ajo që mund të them është se Diella Rama është anëtare e familjes Rama dhe do të thotë zhdukja e çdo lloj përgjegjësie”

Por e sigurt është që socialistët nuk humbin kohë. Me gjithë dëshirën e Peleshit për marrëveshje, ata e miratojnë skemën e re të komisioneve të martën. Kështu jeta parlamentare vazhdon, megjithëse pa konsensus. Në pritje të interpelancës së parë të zotit Bardhi me zonjën Diella.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!