Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vuelta” mbyllet pa finish/ Protestat pro palestineze nuk lejuan që gara të përfundonte në Madrid

schedule13:41 - 15 Shtator, 2025

schedule 13:41 - 15 Shtator, 2025

Nuk kishte një fund të vërtetë për “Vuelta” e Spanjës, gara e tretë më e rëndësishme e çiklizmit botëror pas “Tour de France” dhe “Giro D’Italia”.

Protestat pro palestineze që shoqëruan që nga fillimi dhe vendosën në vështirësi disa herë organizatorët dhanë goditjen fatale në etapën e fundit. Protestuesit kishin kërkuar që nga nisja e “Vuelta” përjashtimin e skuadrës izraelite, Izrale Premier Tech, ndërsa në etapën finale nga Alalpardo deri në Madrid radikalizuan lëvizjen e tyre duke premtuar se nuk do të lejonin çiklistët e kësaj skuadre të hynte në kryeqytetin spanjoll.

Për këtë arsye, etapa e 21 dhe e fundit prej 103.6 u ndërpre pasi çiklistët kishin kaluar gjysmën e itinerarit.

Pas orësh hezitimi, organizatorët vendosën më pas që “Vuelta 2025” të mbyllej përfundimisht me fitues Jonas Vingegaard, që kryesonte deri në atë kohë klasifikimin e përgjithshëm.

Çiklisti danez la pas me 1 minutë e 16 sekonda portugezin Almeida dhe me 3 minuta e 11 sekonda britanikun Pidcock.

Por për shkak të trazirave që shoqëruan protestat kundër Izraelit në Madrid, ceremonia e kurorëzimit të tij si fitues ishte më shumë se e vakët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!