TIRANË- Një 32-vjeçar u arrestua nga Policia pasi vodhi një shumë parash në një market në Rrugën e Dibrës.
Policia thotë se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në një subjekt në Rrugën e Dibrës.
Më tej, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjetën shuma e parave të vjedhura, veshjet e përdoruara gjatë krimit, si dhe një send i fortë me të cilin theu xhamin e marketit./abcnews.al

