Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Diella, ministrja që lufton korrupsionin/ Rama: Do përafrojë legjislacionin me atë të BE

schedule23:06 - 12 Shtator, 2025

schedule 23:06 - 12 Shtator, 2025

SHQIPËRI– Diella, ministrja e parë e krijuar me Inteligjencën Artificiale ka marrë vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare. Ne një intervistë për BBC, kryeministri Edi Rama tha se Diella do të merret me proceset e prokurimit duke shmangur kështu korrupsionin por edhe përshtatjen e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

“Po punojmë bashkë me një ekip brilant që është edhe ndërkombëtar që të zbatojmë modelin e parë të prokurimeve AI që të heqim çdo ndikim dhe ta bëjmë këtë proces më efecient dhe transparent. Nga ana tjetër Diella është duke punuar për diçka shumë të rëndësishme për ne që është transferimi i ligjit europian në legjislacionin tonë. Për këtë proces vendet e tjera përdorën ushtri përkthyesish, ushtri drejtuesish dhe në fakt u deshën vite për Kroacinë që ishte e fundit që u bë anëtare e BE dhe ishte një shembull impresionues, u deshën 7 vite”, tha Rama.

Rama thotë se kjo është një përpjekje e Shqipërisë për të ndërtuar institucione funksionale.



“Nuk është për t’iu bashkuar Bashkimit Europian, por për t’u bërë një vend që ka institucione plotësisht funksionalë dhe me përdorimin e teknologjisë dhe AI vende si Shqipëria mund të bëjnë një transformim që praktikisht të kenë në duart e tyre gjëra që edhe vende e mëdha të zhvilluara kanë vështirësitë e tyre për t’i pasur për shkak të strukturave më tradicionale të punës, ndërkohë që Shqipëria po transformon veten nga varka që bota pa kur ne shkuam jashtë kur dolëm nga komunizmi, në një varkë të shpejtë që po i tregon botës një shembull”, u  shpreh kryeministri.

Shqipëria është vendi i parë në botë që ka një ministre të krijuar nga Inteligjenca Artificiale/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!