Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë-Durrës/ BERZH hap tenderin, fton kompanitë e interesuara të marrin pjesë

schedule14:25 - 12 Shtator, 2025

schedule 14:25 - 12 Shtator, 2025

Hapet tenderi për elektrifikimin e një prej linjave më të rëndësishme hekurudhore në vend Tiranë-Rinas-Durrës.

Ky do të jetë edhe kompnenti i fundit për realizimin e këtij projekti.Banka Evropiane për rindërtim dhe Zhvillim ka publikuar njoftimin dhe fton të gjitha kompanitë ndërkombëtare të interesuara që të paraqesin ofertat e tyre. Gara do të jetë e hapur deri në fund të muajit tetor. Faza e pare e procedurës  përfshin vetëm propozimin teknik si dhe dokumentet e kualifikimit.

Ndërkohë që puna për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës aktualisht po vijon me ritëm dhe pritet të dorëzohet si gjurmë brenda 3-mujorit të parë 2026 .Më pas do të vijohet  me një tjetër component të rëndësishëm siç është  elektrifikimi, një projekt me vlerë 27 milionë euro.

Ndërsa parashikohet që gjithçka të përfundojë  në muajt e parë  të vitin 2027 kur pritet edhe mbërritja e trenave elektrike.Aktualisht në këtë kantier po punohet në 8 kantiere për ndërtimin e Stacionit të ri të Trenit në Tiranë që po ndërtohet në vendin ku ka qenë dikur ky stacion, stacionin në Kashar, në Vorë, Sukth, Shkozet dhe stacioni në Durrës, që do të rikonstruktohet.

Risi e këtij projekti është ndërtimi i stacionit të ri në Rinas sipas të gjithë parametrave, që do të krijojë lidhjen e aeroportit me Stacionin e Trenit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!