TIRANË– Juristja e njohur Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi nismën e kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e një ministreje virtuale me emrin “Diella” në qeverinë e tij gjatë këtij mandati.
Ajo e cilësoi këtë veprim si një “provokim të bukur”, por theksoi se nuk ka asnjë bazë ligjore për një ministër të tillë në legjislacionin shqiptar.
“Sa për Diellën, e shoh si një provokim të bukur të Edi Ramës. ‘Diella’ nuk ka fare referim dhe bazë ligjore. Kushtetuta dhe ligji përcaktojnë qartë çfarë duhet të ketë një ministër: CV, betim para presidentit, pagë, status, emërim dhe shkarkim. Nuk ekziston fare si subjekt fizik një ministër virtual” tha Gjikondi.
Ajo shtoi se nisma ishte më shumë një manovër për të futur në diskursin publik konceptin e “avangardës”.
“Sot ka qenë një blof i bukur, për të futur idenë e avangardës,”, u shpreh juristja./abcnews.al

