Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Situata politike në Kosovë në ngërç”/ Hoti: Asnjë parti opozitare nuk është e gatshme për koalicion me VV!

schedule17:25 - 11 Shtator, 2025

schedule 17:25 - 11 Shtator, 2025

Në një intervistë në emisionin gazetari T7, Shkodran Hoti, “Balkan Update” në ABC News Hoti foli për zhvillimet e fundit politike në Tiranë dhe Prishtinë.

Ai tha se në skuadrën e re të Rama kanë surprizuar emrat e rinj. Ndërsa sa i përket situatës në Kosovë, tha se asnjë parti opozitare nuk është e gatshme për koalicion me VV.

“Vendi vazhdon të jetë në ngërç. Asnjë parti opozitare nuk është e gatshme për koalicion me VV. Kurtit po i mbarojnë kartat”, tha ai.

Gjithashtu shtoi se presidentja Osmani sipas tij është në një linjë me Kurtin.

“Osmani sot paraqitjen mediale e pati për një çështje tjetër dhe u konsumua, por sa i përket rikandidimit më shumë ishte me tonë ironike. Në shumicën e mandatit të saj, ajo ka qenë komplet e “nënshtruar” ndaj situatës. Përflitej edhe për mundësinë që Osmani të krijojë edhe një parti të re…Por sërish mund të themi se e kemi parë rirreshtohet sërish me zotin Kurti. Problemi i ngërçit institucional nuk është theksuar plotësisht nga ajo”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!