“Ekonomia” voton për shkarkimin e Arben Malajt, mesazhi i fortë i ish-ministrit për deputetët e PS

schedule12:27 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 12:27 - 16 Dhjetor, 2019

Komisioni i Ekonomisë miratoi pak më parë propozimin e maxhorancës për shkarkimin e Arben Malajt nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

12 anëtarë të Komisionit të Ekonomisë kanë votuar pro shkarkimit të Malajt, ndërsa 5 të tjerë kundër.

Pas këtij vendimi, i mbetet Seancës Plenare në Parlament që të votojë ose jo për shkarkimin përfundimtar të tij.

Seanca dëgjimore u shoqërua me akuza të forta të Malajt, i cili iu drejtua kreut të Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj se ai i kishte mësuar si të ishte i dobishëm në vitin 1997.

Sipas Malajt Komisioni i Ekonomisë nuk ishte profesional dhe ka ngërç institucional në lidhje me shkarkimin e tij pasi ky shkarkim është iniciuar nga vetë kryeministri Rama.

Ndër të tjera, Malaj tha se do ta dërgonte çështjen në Gjykatën e Strasburgut edhe pse nuk donte asnjë qindarkë nga shteti shqiptar, ndërkohë që dha edhe një mesazh për deputetët e PS.

Gjatë përmbylljes së fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë për shkarkimin e tij Malaj tha se deputetët socialistë nuk po guxonin të thonin asgjë në atë komision dhe qëndronin kokulur përballë tij .

Malaj tha se ky ishte gjyqi i solidaritetit socialist dhe jo i tij.

Me ton ironik Malaj përcolli falënderime për të gjithë sidomos për kryetarin e Komisionit të Ekonomisë Arben Ahmetajt të cilit i kujtoi për të disatën herë se kishte investuar për të që të bëhej i dobishëm për Shqipërinë.

Malaj kërkoi që të shtyhet vendimi që duhet të marrë Komisioni i Ekonomisë pasi nuk është sjellë asnjë dokument mbi të cilin do të votohet.

“Duhet të dokumentohet kërkesa tërësisht ligjore që në rastin kur shqyrtohet një inisiativë ligjore propozuesi duhet të jetë në tavolinën e mbledhjes së Komisionit për t’iu përgjigjur pyetjeve të personit ndaj të cilit ka dalë akti ligjor. Kjo duhet të shprehet dhe të dokumentohet si kërkesë dhe e dyta mendoj dhe vlerësoj se vazhdimi i mbledhjes në votë pa na garantuar ju si Komisioni Parlamentar i Kuvendit që keni detyrimin kushtetues të mbroni paanësinë reale të bankës së Shqipërisë, dokumentacionin bazik të qeverisë mbledhja të shtyhet për një kohë të dytë. Nuk mund të merret një vendim në mungesë të dokumentacionit të plotë.

E para ka një pyetje që duhet të protokollohet. E bën avokati im por që ju e penguat. Cilat janë provat që keni administruar përveç shkresës për të bërë këtë gjykim që është për një anëtar të një institucioni kushtetues. E dyta dëshiroj të falënderoj nga zemra solidaritetin socialist, i shikoj në sy të gjithë deputetët socialist, më vjen keq që nuk kanë kurajo të bëjnë pyetje sikur dhe të flasin e të thonë çfarë të dëshirojnë, gjysmat rrinë kokulur e gjysmat shikojnë sms-të por ky nuk është gjyqi im, ky është gjyqi juaj, ky është gjyqi i pushtetit që kërkon gjithë pushtetet, ky është gjyqi i atyre që duan të shtrijnë duart në gjithë institucionet kushtetuese të vendit, kjo është krenaria ime përballë jush, i kam shërbyer vendit tim dhe do i shërbej gjithë jetën me dashuri maksimale dhe përkushtim maksimal me mendje dhe jo me atë që ju meritoni por që nuk do ua them këtu por në seancë. Ju e meritoni që këtu të bie grupin e Vlorës dhe tu këndojë ballë përballë poezinë e Ali Asllanit por nuk po e bëj këtu por do e bëj në seancë. Faleminderit prej jush dhe nuk kam asnjë zhgënjim nga ju sidomos nga ju zoti Ahmetaj që kam investuar shumë që të bëheshit i dobishëm për vendin tënd por ti duket se je pjesë e të njëjtës strategji”, përmbylli fjalën e tij Malaj.

Debati: 

Malaj: Unë do të bëj raportimin profesional në raport m epropozimin  që ju mund ta thonit se iniciuesi i këtij propozimi është vetë kryeministri dhe këtu ka një ngërc institucional sepse cdo vendim i qeverisë vjen me dy firma, me firmën e propozuesit dhe me firmën e kryeministrit, në këtë rast kush është përfaqësuesi i qeverisë dhe kush është përfaqësuesi i kryeministrit në këtë ballafaqim publik, mun të më ndihmoni zoti kryetar ta kuptoj procedurën?

Ahmetaj: Po ligji i jep të drejtë këshillit të ministrave që të ketë prezent një përfaqëues, këshilli i ministrave është njoftuar për këtë seancë. Ka njoftuar që nuk do të sjellë përfaqësues. Unë do ti referohem kuvendit, është e drejtë dhe jo detyrim.

Malaj ne respekt te marrëdhënies…

Malaj: jo unë s kam asnjë marrëdhënie me ju. Vetëm profesionale. Bashke i lame pas qe ne vitin 1997 kur digjej Shqipëria

Ahmetaj: ju kërkuat avokat…s’është e nevojshme, por dakord

Malaj: dikur ju mësoja unë juve të ishit i dobishëm për Shqipërinë, tani do më tregoni ju mua nëse duhet ose jo avokat

Malaj në fjalën e tij në Komisionin e Ekonomisë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar si sulltan, ndërsa paralajmëroi se çështjen do e dërgojë në Strasburg.

Suzana Topi: A është mbledhur këshilli mbikqyrës i BSH për të shqyrtuar sjelljen tuaj? A është veprimi i qeverisë, i pastër politik?

Arben Malaj: Anëtarët e këshillit janë ndjerë shumë keq për këtë veprim, dhe kjo do të dëshmohet në vazhdim. Kam kërkuar që bazuar në Direktivat e OECD që banka të demokratizohet. Unë i mbroj të gjitha daljet e mija pavarësisht se mund të mërzitet Balla apo Lali Eri. Unë do ti mbroj deri në fund deklaratat e mija.

Arben Malaj: Nga sulmi politik që po më bëhet mua po cenohet pavarësia e BSH. Vijimi i mbledhjes pa garantuar tërësinë e dokumenteve. Shqyrtimi në këtë seancë është cenuar nga mungesa e dokumentacionit.

Më tej Malaj në fjalën e tij në Komisionin e Ekonomisë tha se shkarkimi i tij është politik dhe se në kohën kur është kërkuar emërimi si anëtar bordi në 2018 është kërcënuar familja e tij. Sipas Malaj për këtë arsye është mundësuar largimi i familjes së tij në Amerikë.

Arben Malaj: Ligji i bankës së Shqipërisë më lejon mua të jem anëtar partie por unë nuk jam anëtar, do pres ndryshimin e kodit zgjedhor do shoh pozicionin tim se ku mund të shërbej më mirë vendit tim, si anëtar i këshillit mbikëqyrës apo në një lëvizje të re politike apo përfaqësues i një partie politike, ligji është modern, ligji më lejon të punoj edhe në një bankë private.

Ky ligj është bërë për ti dhënë bankës instrumentet maksimalë që të jetë sa më e dobishme për vendin e saj. Pajtohem me ju në lidhje me qëndrimin se pushteti po përqendrohet gjithnjë e më shumë në një dorë por jo rastësisht bordi i bankës së Shqipërisë ka Jo rastësisht bordi ka një konfigurim me 3 institucione që duhet të krijojnë një ekuilibër si mbrojtje nga ndërhyrjet politike apo nga duart e zgjatura për interesa joprofesionale për menaxhimin e bankës së Shqipërisë. Nuk kam kërkuar që të shkoja përsëri në Këshillin Mbikëqyrës së Bankës.

Në 2014 dëshiroja të shërbeja, nuk më votoi partia socialiste dhe deklarata ime është publike, duke e ditur frikën që kanë deputetët nga liderët me pushtet absolut asokohe thashë: Në qoftëse do më votojnë do ti falënderoj, nëse nuk më votojnë do ti mirëkuptojë. Në 2016 mu krijua një mundësi, u ftova për të qenë anëtar i bordit në Bankën e Shqipërisë.

Jam votuar me 107 vota pa asnjë votë kundër. Sigurisht që duke qenë me 27 vjet eksperiencë di të lexoj edhe nëpër rreshta, atë kohë i kam kërkuar kryeministrit se nuk e kisha merak nëse do isha apo jo anëtar i bordit. E kuptova shumë qartë atëherë që nuk do të votohesha më dhe në respekt të familjes time për mandatet e vështira deri në kërcënime familjare sepse për të ikur familja ime në Amerikë procedurat i ka zbatuar Ahmetaj me ata që kërkuan të iktë urgjentisht se kërcënohej njësoj si familja e  një profesori tjetër dhe gjërat nuk janë kaq të thjeshta sa i shikoni.

Se ngrihet natën Edi Rama dhe i nis një sms Erjon Braces dhe i thotë: nesër në mëngjes të shkarkoni Arben Malaj,…. jo jo nuk janë aq të kollajshme. Kështuqë në këtë aspekt e sqaroj edhe njëherë, procedurat i keni të gabuara, pjesën politike nuk e diskutoj këtu sepse komisioni diskuton profesionalisht dhe jo politikisht, kolegët e opozitës mos të më provokojnë fare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!