Emigrantët kanë sjellë më shumë para në vend .Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë prurjet valutore të emigrantëve, arriten në 532 milionë euro milionë euro, duke pësuar një rritje vjetore me mbi 4% krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ajo që vërehet është se është vërejtur rritje e dërgesave jo vetëm në kanale formale sistem bankar dhe operatorë të transferimit të parave, por edhe në formën e prurjeve në cash.
Remitancat janë një burim i rëndësihëm i të ardhurave për një numër të konsiderueshëm familjesh.Po ashtu remitancat vlerësohen si një ndër faktorët kryesorë që ndikojnë direkt në dobësimin e monedhës europiane në vendin tone.
Remitancat përfaqësojnë një burim të rëndësishëm për shumë familje shqiptare, duke mbuluar shpenzimet e përditshme, arsimin, shëndetësinë dhe madje duke shërbyer si një mundësi për biznese të vogla.
Italia dhe Greqia janë shetet që vazhdojnë të mbajnë peshën më të madhe të prurjeve nga emigrantët, si pasojë e numrit të lartë të emigrantëve shqiptarë që jëtojnë atje prej dekadash por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania.
Ndërkohë edhe fluksi hyrës nga investimet e huaja direkte ka pësuar rritje të lehtë.Janë shënon 398 milionë euro investime të realizuara në tremujorin e dytë.
Gjatë tremujorit të dytë 2025, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme ,sektorin e ndërmjetësimit financiar ,hidrokarbureve energjitikës si dhe komunikacionit. / abcnews.al /

