Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PROFIL/ Kush janë ministrat e rinj në kabinetin e ri qeveritar. Për herë të parë Ministër me Inteligjencë Artificiale

schedule14:15 - 11 Shtator, 2025

schedule 14:15 - 11 Shtator, 2025

Pas zgjedhjeve të 11 majit, dhe fitores me 83 mandate, kryesocialisti Edi Rama zyrtarizoi kabinetin e ri qeveritar. Në marshin e katërt të qeverisjes, Rama hapi fjalën e tij me shkarkimin e Veliajt dhe propozimin e Manastriliut në krye të Bashkisë.

Rama nuk anashkaloi dorëheqjen e kryebashkiakiut Ermal Dredha pas furtunës në këtë bashki sa i takon menaxhimit territorial dhe hapësirës së përbashkët.

Prioritetet e qeverisë së re kanë të bëjnë me integrimin në Bashkimin Europian, lajtmotivi i fushatës elektorale por edhe të formacionit Rama 4.



Kabineti i ri qeveritar i dalë nga votbesimi i 11 majit, pati rikonfirmime dhe emra të rinj, të cilët u lakuan së fundmi jozyrtarisht nëpër media.

Një prej prurjeve të reja në formacionin Rama 4 është ministri i Mjedisit Sofian Jaupi.

Deri më tani Jaupaj mbajti detyrën si Zëvendësministër  i Turizmit dhe Mjedisit. Ai u diplomua për Drejtësi në vitin 2013 në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ku ka qenë anëtar i rrjetit të studentëve ekselentë të këtij Universiteti dhe ndoqi studimet për të Drejtën e Pronësisë Intelektuale në Itali, Zvicër (përfitues i bursës evropiane të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale).

Në 10 vitet e fundit, ai ka mbajtur pozicione të ndryshme në sektorin publik në Shqipëri si Drejtor i Kabinetit të Kryenegociatorit për Integrimin në BE të Shqipërisë, Drejtor i Integrimit dhe Koordinator i Lartë për normat ligjore prioritare të BE-së pranë Kryeministrisë dhe Ministrisë së Kulturës.

Shëndetësinë ia besoi doktoreshës Evis Sala, e cila do të lërë Italinë për të marrë ‘frerët’ e sistemit spitalor.

Evis Sala drejton Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën “Gemelli” dhe është pedagoge në institucionet e arsimit të lartë, ku kontribuon me përvojën e saj akademike dhe kërkimore për formimin e brezit të ri të profesionistëve të shëndetit.

Prof. Sala ka një karrierë të gjatë akademike dhe kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar, ku për shumë vite ka qenë pjesë e Universitetit të Kembrixhit dhe ka bashkëdrejtuar Programin e Avancuar të Imazhimit të Kancerit dhe Programin e Integruar të Mjekësisë së Kancerit në Qendrën e Kërkimit të Kancerit në Kembrixh.

Mes ngjarjeve të bujshme dhe synimit për një drejtësi të re, kjo ministri do t’i besohet Besfort Lamallarit.

Besfort Lamallari ka lindur më 18 korrik 1987, në Peshkopi, Dibër. Ai mbajti postin e Zëvendësministrit të Brendshëm që nga 9 Tetori 2017. Z. Lamallari ka përfunduar studimet universitare për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 2009. Në 2013 është diplomuar në Universitetin e Oksfordit në programin Master shkencor për Kriminologji dhe Drejtësi Penale.

Më herët ka ndjekur studimet pasuniversitare në Itali LL.M “Bashkëpunimi Ndërkombëtar kundër Krimit të Organizuar Transnacional”. Ai është trajnuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP), si dhe Akademia e Studimeve Politike – Program i Këshillit të Europës. Z. Lamallari vjen nga një eksperiencë intensive kërkimore shkencore, nga e cila spikat roli i tij si hulumtues i pavarur dhe autor i një sërë studimesh në fushën e krimit të organizuar, radikalizmit dhe terrorizmit.

Nga bashkia e Cërrikut drejt Ministrisë së Bujqësisë, Andis Salla është prurja e re në kabinetin e Ramës.

Andis Salla ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Bashkisë Cërrik. Ai ka kryer studimet e larta për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Është kualifikuar në vitin 2014 si avokat pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe ka një sërë eksperiencash pune si jurist dhe me vonë si Drejtor i IEVP në Elbasan.

Në Ministrinë e Shtetit për Pushtetin Vendor do të jetë në krye Ervin Demo.

  1. Demo ka lindur në Berat, në vitin 1982. Nga qershori 2019 ai ka mbajtur postin e Kryetarit të Bashkisë Berat.

Në vitin 2017 është emëruar Zëvendësministër i Arsimit Sportit dhe Rinisë, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në fund të vitit 2018. Ndërsa gjatë viteve 2012-2016 ka qenë Zv/Rektor i Universitetit të Tiranës.

Ervin Demo ka një karrierë të gjatë në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë. Që nga viti 2004, ka qenë pedagog me kohë të plotë pranë departamentit të Menaxhimit, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Toni Gogu është i besuari i Ramës në krye të Ministrisë së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Toni Gogu është jurist dhe më herët ka mbajtur pozicionin si Zëvendësministër i Drejtësisë dhe në legjislaturën e X të Parlamentit të Shqipërisë si deputet i qarkut të Tiranës.

Z.Gogu ka një përvojë të gjatë në administratën publike dhe në hartimin e politikave ligjore që lidhen me transparencën, konfliktin e interesit dhe qeverisjen e mirë. Me formim në drejtësi dhe përvojë të gjatë në çështje ligjore e institucionale, ai ka qenë i angazhuar në disa procese reformuese që synojnë forcimin e integritetit të funksioneve publike.

Pjesë e kabinetit qeveritar do të jetë edhe ministria virtuale, për të cilën Rama tha se anëtarja e krijuar me Inteligjencë Artificiale do të jetë ‘Diella’, e cila prej kohësh ofron asistencë virtuale në e-Albania. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!