Gjykata e posaçme la në fuqi masën e arrestit në shtëpi për avokatin Besart Logu i dyshuar nga prokuroria e poaçme për akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Në seancën e së enjtes avokati Logu kërkoi një masë më të lehtë sigurie se izolimi në banesë me argumentin se eshte baba i dy femijeve te mitur, nuk rrezikon prishjen e provave qe jane mbledhur disa muaj me pare, dhe në të njëjtnë kohë i tha gjykatës se muk rrezikon apo nuk ka qellim që ti shmanget drejtësisë.
Por nuk fund gjykata pranoi kërkesën e prokurore së posaçme Doloreza Musabelli duke lenë në fuqi massen e arrestit shtepiak për logun. Avokati deklaroi një ditë më parë nuk ka kryer asnje veper penale dhe se do te vertetoje pafajsine e tij. Spak nderkohe pretenton se avokati i ka marre nje personi te proceduar shtetas italian 8 mije euro me premtimin se do te ndikonte tek vendimarrja e prokuroreve dhe gjytareve.
Sipas prokurorise, avokati Logu ka marrë shumën prej 8 mijë euro, që ai të ndikonte te prokurori, gjyqtari dhe ekspertët që po shqyrtonin një çështje penale ndaj klientit të tij. Sipas SPAK, shuma prej 8 mijë euro nuk ishte pagesë për shërbime ligjore, por ryshfet për lirimin nga burgu të një shtetasi Italian që mbahej I arrestuar për krijim të skemave mashtruese me tvsh dhe mos pagim taksash.

