Një ditë pas dhënies së dorëheqjes së tij, ish kryebashkiaku i Vlorës ka mbërritur në pallatin e Kongreseve ku do të mbahet Asambleja e PS. Përpara mediave, Dredha tha:
“Dorëheqja një akt reflektimi që kam bërë me veten. Reflektimi nuk nisi një ditë para Asamblesë së PS, ka kohë që unë e mendoj për shumë arsye. Dua të them që dashuria për Vlorën mbetet e para. Jam djalë Vlore, jam lindur në Vlorë është një dashuri e pashtershme, do vijoj të kontribuoj për Vlorën time. Jam i sigurtë që do ketë një ekip shumë të mirë që ta vijojë ta cojë Vlorën përpara. Unë do mbështes sa të mundem.”
Dorëheqja e Dredhës, vjen pas kritikave të kryeministrit Edi Rama, lidhur me Bashkinë e Vlorës, sa i takon zënies së hapësirave publike. Më parë, dorëheqjen e kanë dhënë nënkryetarët e bashkisë si dhe kryetarët e njësive administrative.
Dredha e mori detyrën e kryebashkiakut të Vlorës në vitin 2023.
Sakaq, rreth orës 11 pritet të nisë Asambleja e PS ku do të zbulohet formacioni Rama 4, si dhe ndryshimet në kabinetin qeveritar dhe ministritë.


