Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrau dy persona, plagosi dy të tjerë/ Shkodër, lihet në burg Ragip Gila

schedule10:47 - 11 Shtator, 2025

schedule 10:47 - 11 Shtator, 2025

Në seancën e së enjtes ku u la në arrest në burg, Rakip Gila zgjodhi të mos flasë.

Autori I masakrës së Shkodrës, që vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë do të qëndrojë në qeli.

I riu u arrestua në flagrancë pak minuta pas ngjarjes së rëndë, ndërsa përpiqej të largohej me një automjet të vjedhur nën kërcënimin e armës.

Në momentin e ndalimit, Rakip Gila kishte me vete dy armë, një maskë, një jelek antiplumb dhe një shishe me lëndë djegëse, elementë që lënë të kuptohet se plani i autorit, si në çdo atentat, ishte të digjte makinën dhe çdo gjurmë të krimit.

Atentati që tronditi të hënën shkodrën lidhet drejtpërdrejt me konfliktin mes dy grupeve rivale në veri: Licaj dhe Bajraj.

Një ditë pas atentatit policia e Shkodrës shpalli në kërkim dy bashkëpunëtorë të autorit të dyshuar, ndër ta Barush Bregun, 39 vjeç, i njohur si krahu i djathtë i fisit Licaj. Bregu dyshohet se ka siguruar armët, mjetet dhe logjistikën për autorin e atentatit, 28-vjeçarin Rakip Gila.

në lagjen “Guerrile” u zbulua një arsenal I vërtetë armësh, ndërsa banesa rezultonte në emër të një gruaje që ndodhet jashtë shtetit, emri i së cilës nuk është identifikuar për arsye hetimi, por përdorej nga Barush Bregu për aktivitetin kriminal.

Një nga të shpallurit në kërkim është edhe një 17-vjeçar, për të cilin hetuesit dyshojnë se ka pasur rol në përgatitjen logjistike të atentatit.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës në një lokal në lagjen “Qemal Stafa”. Rakip Gila hyri brenda në lokal dhe qëlloi me breshëri. Armando Pali, i cili po pinte kafe me Erogen Brajoviçin, ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa truproja e këtij të fundit, Liridon Kraja (Lushi) vdiq në spital. Dy plumba mori edhe Meri Kaceri, kamarierja 25-vjeçare e lokalit, e cila nuk ka rrezik për jetën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!