Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmet izraelite ndaj Houthëv-e në Jemen, Netanyahu: Do të godasim këdo që na godet!

schedule19:02 - 10 Shtator, 2025

schedule 19:02 - 10 Shtator, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se forcat izraelite do të reagojnë ndaj kujtdo që ‘godet Izraelin’.

Kjo deklaratë erdhi pas sulmeve izraelite ndaj Huthëve në Jemen.

“Disa ditë më parë ne neutralizuam shumicën e anëtarëve të qeverisë terroriste Huthi. Në përgjigje, Huthitë lëshuan raketa dy ditë më parë kundër aeroportit Ramon”, tha Netanyahu.

Duke vazhduar, ai theksoi se ky sulm nuk e ka dobësuar vendosmërinë e Izraelit.

“Sot ne i goditëm ata përsëri nga ajri, duke goditur objektet e tyre terroriste, bazat e tyre me shumë terroristë dhe objektiva shtesë”, vuri në dukje ai.

Kryeministri izraelit përsëriti se vendi i tij nuk do të ndalojë operacionet.

“Ne do të vazhdojmë sulmet. Kushdo që na godet, kushdo që na sulmon, ne do ta gjejmë”, përfundoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!