Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Anglia, “asist” për Shqipërinë/ “Tre luanët” shkatërrojnë Serbinë në Beograd, fitojnë plot 5-0

schedule08:13 - 10 Shtator, 2025

schedule 08:13 - 10 Shtator, 2025

Në historinë e saj nuk ka njohur turpërim më të madh. Serbia u shkatërrua në Beograd 5-0 nga Anglia, një përsëritje e katastrofës 5-0 ndaj Ukrainës në Lvov në 2019, dhe I gjithë vendi tashmë zien e është I tronditur.

Në mënyrë paradoksale, pritshmëria ishte e lartë dhe mendohej ndoshta edhe ndonjë fitore ndaj “Albionit krenar”.

Që pas nisjes së ndeshjes, u kuptua se gjithçka ishte ndryshe, dhe mediat serbe në transmetim direkt shkruanin se “nuk po arrijmë të marrim frymë” dhe se vetë anglezët nuk arrijnë ta kuptojnë sesi nuk kanë shënuar ende. Nuk vonoi shumë dhe kjo ndodhi.



Harri Kejn në 33’ dhe Noni Madueke në 35’ vulosën pjesën e parë 2-0, pastaj Ezri Konsa, Mark Gehi dhe Markush Rashford me penallti, përcaktuan rezultatin përfundimtar.

Dominimi I “tre luanëve” ishte I jashtëzakonshëm e ndoshta tronditës duke pasur parasysh sesi ata luajtën ndaj Andorrës.

Anglia pati 24 gjuajtje dhe 12 në kuadrat, ndërsa Serbia tre gjuajtje dhe asnjë në portë. Trajneri Dragan Stojkovic, që u vërshëllye nga tifozët, e ka mendjen tani tek Shqipëria.

E përditshmja kryesore sportive, “Sportski Zhurnal” e jep ashpër verdiktin: Heroi ishte Harri Kejn, dhe fajtori kryesor Dragan Stojkovici”

Media “B92”, thekson se Serbia ka problem ndaj Shqipërisë se I mungojnë dy lojtarë, I vuri notën dysh të gjithëve dhe sulmoi lojtarët se turpëruan vendin!

Portali “Sportal”, kërkon dorëheqjen e trajnerëve të kombëtares së futbollit, Stojkovic, dhe të asaj të basketbollit, Peshiç: Kamarier, sill llogarinë!

Serbia padyshim që do të kërkojë reagim në 11 tetor në të njëjtin stadium, “Rajko Mitiç”, e pavarësisht katastrofës me Anglinë duhet ta presim tepër të rrezikshme në derbin vendimtar për kualifikim në Kupën e Botës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!