TIRANË-Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur një fitore të rëndësishme, por të vështirë, ndaj Letonisë në stadiumin “Arena Kombëtare”, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të kuqezinjve, falë një goli të realizuar nga Kristjan Asllani në pjesën e parë, nga pika e bardhë e penalltisë.
Pavarësisht dominimit në fillim, Shqipëria hasi vështirësi në menaxhimin e rezultatit, ndërsa Letonia kërcënoi disa herë në pjesën e dytë, duke i mbajtur tifozët vendas në tension deri në fund.
Me këtë fitore të rëndësishme, kuqezinjtë ngjiten në vendin e dytë të Grupit K me 8 pikë, duke parakaluar Serbinë, e cila u mund thellë në shtëpi nga Anglia në shifrat e thella 0:5. Pozicionimi i ri në renditje mban gjallë shprest e Shqipërisë për kualifikim në Botërorin e vitit 2026.

