Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PD duhet të jetë konkurruese që të rrëzojë qeverinë”/ Salianji: Burgosja ime, mënyra për të më shmangur nga zgjedhjet!

schedule20:33 - 9 Shtator, 2025

schedule 20:33 - 9 Shtator, 2025

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Ervin Salianji, foli për situatën politike në Partinë Demokratike.

Ai vuri theksin tek rëndësia e reformimit të Partisë Demokratike, pasi sipas tij duhet të ketë një hapje reale. Gjithashtu ai u ndale edhe te burgosja e tij të cilën e cilësoi se qëllimi i vetëm ishte për ta shmangur figurën e tij nga zgjedhjet.

“Ka njerëz që kanë sakrifikuar dhe duan të ecë përpara. PD duhet të jetë e fortë dhe të arrijë të rrëzojë qeverinë. Duhe thënë se për shkak se të gjitha pushtetet kontrollohen nga Rama, të gjitha institucionet i nënshtrohen vullnetit personal të Ramës. Duhet thënë se u burgosa për t’u shmangur nga zgjedhjet. Gjetën një artificë që duhet të ishte ashtu siç ju duhej, dhe për shkak të vendimit të formës së prerë e gjetën mënyrën për të më shmangur nga zgjedhjet. Në raport me qeverinë unë mendoj që edhe në këtë distutim ka një deformim. Në PS nëse do kishim demokraci të shëndetshme, janë të zgjidhur kush do jenë ministrat…Por më anonim nga këto që ka sot Rama, zor se gjen. Ndërkohë që PD tani i takim strukturave, grupit parlamentar dhe kryetari i partisë e ka në statut për të zgjedhur kryetarin e grupit që janë funksione që zgjidhen më shpejt. Zgjedhjet në mënyrë të rregullt e ka në pranverë. Unë mendoj që nuk kam nevojë për të pasur ndonjë funksion…Pra shqetësim kam që të jetë një PD që të jetë konkurruese dhe të arrijë të rrëzojë qeverinë”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!