PSV e ka ndarë mendjen dhe ka shkarkuar trajnerin Mark Van Bommel, i cili në 12 ndeshjet e fundit ka fituar vetëm dy përballje në krye të holandezëve. Drejtuesit e klubit e kanë parë të arsyeshme ta marrin këtë vendin dhe i urojnë suksese në vazhdim ish-mesfushorit.
Van Bommel e mori drejtimin e PSV në qershor të vitit 2018 dhe ishte në krye të këtij ekip në 75 ndeshje. 44 prej ndeshjeve i fitoi, ndërkohë që doli i mposhtur 17 herë.
Humbja e djeshme ndaj Feyenoord ishte vendimtare për shkarkimin e trajnerit holandez, i cili tashmë do të jetë i hapur për eksperienca të reja.
Për të kjo ishte eksperienca e parë si trajner, pas drejtimit të të rinjve të PSV. Në të shkuarën ai është përfolur edhe si një kandidat për Milanin. /abcnews.al
PSV have parted company with head coach Mark van Bommel.
Mark, thanks for everything. We wish you all the best.https://t.co/RqOBFjlKVC
— PSV International (@psveindhoven) December 16, 2019