Shqipëria është kthyer në një vend tërheqës për investime e huaja.Zv.kryeministrja Belinda Balluku njëherësh ministre e infrastrukturës duke folur në konferencën e ambasadorëve në Shipëri tha se në Tropojë do të ngrihet një ndër parqet më të mëdha eolike në Evropë për prodhimin e energjisë. Në konferencën “Diplo2025”, Balluku u shpreh se ambasadorët janë syri dhe veshi i Shqipërisë në botë.
“Korridori 8 është i shoqëruar edhe me autostradat e tij, që e lidhin Tiranën përmes Elabsanit, me Pogradecin. Korridori 8 nuk është vetëm korridor hekurudhuor, por energjetik i Shqipërisë. Shqipëria ka 6 fishuar prodhimin e energjisë së gjelbër, nga parqet fotovoltaike. Duke niosur nga 2019, ne kemi arritur në këto 6 vite, të ngremë 30 përqind të kapciteteve, përmes diellit, që Shqipërisë nuk i mungon. Ne po përgatitemi për parkun e erës, në zonën e Tropojës, e financuar nga një nga kompanitë më të mëdha evropiane. Kemi shumë për të promovuar. Ju jeni sytë dhe veshët e Shqipërisë kudo në botë. Çdo investim i huaj, është hap i ekonomisë sonë, drejt konsolidimit të saj.”, theksoi ajo.
Zv.kryeministrja tha se ngritja e atasheve tregtarë është një mundësi më shumë për të tërhequr investitore ndërsa theksoi se ambasadat jane një derë e hapur për diasporën. Dita e dytë e konferencës së ambasadorëve është fokusuar në“Prioritetet ekonomike të Shqipërisë dhe projektet kyçe” në funksion të vizionit Shqipëria 2030./abcnews.al

