Një aksident ka ndodhur në Has, në segmentin Krumë-Golaj. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i një prej mjeteve. Ndërsa kanë mbetur të lënduar drejtuesi tjetër i automjetit dhe pasagjeri, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

