Kaos me fluturimet në aeroportin e Prishtinës: Avionët mbetën në ajër, të tjerë kthehen mbrapsht

schedule09:36 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 09:36 - 16 Dhjetor, 2019

Mjegulla e dendur mbi zonën e aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë ka shkaktuar probleme me uljen e avionëve me destinacion Prishtinën.

Problemet nisen gjatë mbrëmjes së djeshme ku disa avionëve iu desh të bënin disa xhiro në qiell për të gjetur një mundesi për t’u ulur, ndërsa pati prej fluturimeve siç ishte ai i TUI që u kthyen mbrapsht për në Bruksel.

Një avion i nisur nga Stambolli gjithashtu u kthye mbrapsht pasi nuk mundi që të ulej për shkak të mjegullës së dendur, ndërsa ai i nisur nga Verona për në Prishtinë është detyruar që të ulet në aeroportin e Shkupit.

Zëdhënësja e aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka thënë për se uljet u anuluan për shkak të mjegullës

“Fluturime janë duke u anuluar për shkak të mjegullës, kompanitë ajrore duhet me pas një përfaqësues që i sqaron udhëtarëve se çka duhet me bë”, u shpreh ajo.

Mjegulla bëhet shpesh shkak për probleme në uljen e avionëve në Prishtinë. Edhe më parë është hasur një problem i tillë, ku avionët ose janë kthyer mbrapsht ose janë ulur në një aeroport pranë Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!