A thua kjo është fytyra e vërtetë e gjigandëve?
Anglia mund të jetë nënkampione e Europës në fuqi, por paraqitja që bëri në “Vila Park” të Birmingemit ndaj Andorrës ishte më shumë sesa e vakët.
Publiku prej rreth 40 000 spektatorësh nuk mbeti aspak I kënaqur dhe mediat e cilësuan lojën e “tre luanëve” si alergjike, edhe pse rezultati 2-0 I lejon ata të mbajnë kreun e grupit eliminator të Botërorit, madje me pikë të plotë.
Një autogol u shkaktua në portën e vet nga Kristian Garsia Gonzales I Andorrës në 25’, ndërsa goli I sigurisë u shënua vetëm pas pushimit.
Deklan Rajs, njëri nga futbollistët më të mirë anglezë, realizoi në 67’.
Trajneri Tomas Tuhel bëri shumë eksperimente, edhe pse kapiteni Harri Kejn ishte titullar, e besohet se “shpikësit” e futbollit e kanë më shumë mendjen tek ndeshja e radhës ndaj Serbisë, dhe tek sfidat me ekipet e klubeve, sesa tek shkëlqimi ndaj Andorrës.
Të mos harrojmë se Anglia fitoi vetëm 1-0 në qershor kur luajti në fushën e Andorrës, në stadiumin e Espanjolit në Barcelonë.
Nënkampionët e Europës kanë 9 pikë pas tri ndeshjeve, pra kanë tri fitore, një ndaj Shqipërisë e dy ndaj rivalit më të dobët të grupit.
Të martën, do të vijë prova e madhe e zjarrit në stadiumin “Rajko Mitiç” të Beogradit kundër Serbisë. / abcnews.al /


