Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Qeveria e re, ka kaluar të gjitha afatet’, Maliqi: Komunat në Kosovë, probleme me buxhetin

schedule17:31 - 5 Shtator, 2025

schedule 17:31 - 5 Shtator, 2025

Ekspertja politike Afërdita Maliqi komentoi për ‘Ballkan Update’ situatën e fundit politike në Kosovë. Maliqi tha se Vetëvendosja nuk i ka numrat për formimin e qeverisë së re dhe se Kushtetuesja i ka vendosur afat.

“ Nuk është asgjë e rastësishme. Janë thyer rregullat dhe është shkelur me qëllim Kushtetuesja. Edhe Kushtetuta dhe aktet ligjore dhe nënligjore e përcaktojnë se kujt i takon nënkryetari të Listës Serbe. Gjithçka nuk është e rastësishme. Kësaj rradhe ishte strategji e qëllimshme, nga 9 shkurti hapat e Vetëvendosjes kanë qenë të qëllimshme.

Vetëvendosja nuk i ka numrat për qeveri dhe kjo i konvenon të shtyjë sa më tutje numrat për qeverinë, nëse do i kishte numrat nuk do ishim pa Kuvend të konstituuar dhe pa qeveri legjitime.”

Lidhur me zgjedhjet lokale në Kosovë, ekspertja Maliqi tha se në këto 4 vite qeverisje, Vetëvendosja ua ka ndarë buxhetin komunave që janë në qeverisjen e tyre dhe jo komunave të tjera.

“Për këto 4 vite që ka qeverisur VetëVendosja, nuk ua ka ndarë buxhetin komunave me ligj. E ka ndarë buxhetin vetëm për komunat që qeverisen nga Vetëvendosja.

Përparim Rama ka dërguar një ankesë për ndarjen e buxheteve dhe është e vonuar sepse në 12 tetor është dita e zgjedhjeve. Nuk ka pasur një lëvizje të tipit të shkohet në gjykata.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!