TIRANË- Arsimi profesional po shihet nga të rinjtë si një mundësi e sigurt për një vend pune.
Gjatë këtij viti rezulton se në arsimin profesional janë regjistruar rreth 4 mijë të rinj një shifër kjo më e lartë krahasuar me vitet e shkuara.
Në Lezhë, degët e preferuara mbeten teknologjia e informacionit dhe hoteleri-turizmi.
Eksperti i punësimit, Erion Muça, i ftuar në emisionin “Money Report” në ABC News theksoi se nxënësit vit pas viti kanë shtuar interesin për t’u kualifikuar në një shkollë profesionale.
Ai theksoi se rritja e numrit është pasojë e promovimit dhe nxitjes që i është bërë arsimit profesional. Muça shprehet se shkollat duhet të përditësojnë disa programe dhe kurrikula, me qëllim përfarimin e dijeve që me ofertën e tregut të punës.
“Vit pas viti po e preferojnë më shumë dhe kjo është një pasojë e promovimit që po i bëhet arsimit profesional. Arsimit dhe formimi profesional ka nevojë për një mbështetje akoma më të madhe, ka nevojë për të përmirësuar disa programe dhe kurrikula.
Arsimi dhe formimi profesional do duhet të vendoset një kriter masatare pranimi me qëllim për të ruajtur nivelin. Tregu i punës ka nevojë për të gjitha profilet. Tregu vendas do duhet të përforcojë arsimin dhe formimin profesional”, theksoi ai.
Eksperti tha më tej se mundësia e punësimit në arsimin profesional është shumë e lartë.
Ai kërkoi një bashkëpunim dhe një klimë më pozitive mes shkollave, por dhe bizneseve që kanë kapacitet dhe mundësi bashkëpunimi me nxënësit, në mënyrë që dijet teorike t’i konvertojnë në praktikë.
“Mundësia për t’u punësuar janë shumë të larta. Më pas pengesat artificiale krijohen nga interesat që ka një nxënëse për tu angazhuar në punë. Sot ata që mbarojnë arsimin profesional mund të mos jenë në punë, kjo është për shkak të problemeve të tyre dhe jo të ofertës së tregut.
Duhet një bashkëpunim mes shkollave të mesme profesionale dhe kompanive dhe bizneseve. Sipërmarrjet duhet të jenë më korrekt në marrëdhënie e punës me këta të rinj. Të jenë më solidarë me ata për t’i rritur në detyrë, për t’i dhënë mundësi fleksibël për të punuar”, tha ai./abcnews.al

