TIRANË– Arrestohet në Tiranë, një 43-vjeçar, i dënuar në Itali, me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Sipas policisë, i arrestuari është Mersin Cenolli alias Ervis Cenolli, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano në maj të këtij viti e dënoi me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi/abcnews.al

