Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Sylvinho ndryshon Shqipërinë/ Formacioni zyrtar, trajneri me shumë risi kundër Gjibraltarit

schedule16:59 - 4 Shtator, 2025

schedule 16:59 - 4 Shtator, 2025

Kombëtarja e Shqipërisë do të nisë miqësoren kundër Gjibraltarit me shumë risi në formacionin e saj.

Trajneri Silvinjo ka surprizuar me zgjedhjet e tij, duke hedhur në fushë dy debutues.

I pari është portieri Dajsinani, me gardianin e Egnatias që ka marrë vendin e Strakoshës.



Po ashtu, në mbrojtje do të luajë Kacurri, edhe ky I ftuar për herë të parë në kombëtaren e madhe, madje si emergjencë për të zëvendësuar Adrian Bajramin e larguar.

Sa i përket mbrojtësve të tjerë, në pankinë është lënë kapiteni Gjimshiti, ndërsa përveç Kacurrit në repartin difensiv do të luajnë, Kumbulla, Aliji dhe Hysaj.

E re edhe mesfusha me Medon Berishën, Pajazitin dhe Nedim Bajramit.

Kundër Gjibraltarit, Shqipëria do të jetë shumë sulmuese, pasi nga minuta e parë do të luajnë bashkë, Asani, Broja dhe Daku.

Miqësorja kundër Gjibraltarit nis në orën 18:00, ndërsa I paraprin sfidës së rëndësishme të 9 shtatorit kundër Letonisë për eliminatoret e Botërorit 2026.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!