TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se menaxhimi i ujit do të bëhet me të njëjtën filozofi, që është aplikuar në sektorin e energjisë.
Sipas saj, krijimi i Operatorit të Ujit do të çojë sektorin në një nivel më të lartë.
“Sektori i energjisë në 2013 ishte me humbje deri në 50%, bëhej fjalë për vjedhje dhe rrjet të amortizuar, faturave aforfe.
Duke pasur shembullin energjisë elektrike dhe avancimin që ka bërë ky sektor, me ndarjen e shoqërive, ne sot kemi një skemë të qartë të funksionimit të kompanisë që duhet të aplikohet dhe në sektorin e ujësjellësit dhe kanalizimeve.
Krijimi i Operatorit të Ujit do na çojë në një nivel tjetër”, tha ajo./abcnews.al

