Per cdo karrige qe do te vendoset ne hapesirat publike nga bizneset do të kërkohet një kontribut me një pemë. Kryeministri Rama njofton krijimin e “Fondit te Gjelbert”, I cili do te nise zbatimin me krijimin e qeverise se re. Nisma eshte ne kuader te nje reformë të thellë të territorit, ku prej muajit korrik ne te gjithe vendin ka nisur nje aksion I gjere per lirimin e hapesirave publike.
Qeveria ka gati rregullat e reja për vendosjen e karrigeve të lokaleve në sheshe e zona publike.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e “Fondit të Gjelbërt”, ku çdo karrige që do të vendoset nga bizneset në hapësira publike, do të kërkohet një kontribut me një pemë. Nismë kjo që do të nisë zbatimin me krijimin e qeverisë së re.
“Atyre që shqetësohen për karriget u them: bëni durim. Shpejt u vjen radha, së bashku me kushtet e reja për vendosjen e karrigeve jashtë. Por si fillim, mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbër që do të krijojë qeveria e re.”
Që prej muajit korrik, në të gjithë Shqipërinë, ka nisur një aksion i gjerë për shtesat pa leje duke liruar mijëra hapësira pa leje. Strukturat metalike dhe çadrat e lokaleve u çmontuan anembanë vendit. Disa prej pronarëve të bizneseve kanë bënë heqje vullnetare të këtyre strukturave, ndërsa për ata që refuzuan apo hezituan, ndërhynë forcat e IMT. /abcnews.al /


