Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çmimet e blerjes së banesave/ Abdiu: Nuk do ketë ulje. Të huajt blejnë për të investuar, por edhe për të jetuar

schedule14:18 - 2 Shtator, 2025

schedule 14:18 - 2 Shtator, 2025

Eksperti për pasuritë e paluajtshme, Indrit Adiu thotë se nuk do të ketë ulje të çmimeve të apartamenteve.

Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Abdiu u shpreh se nga të huyajt, ka interes për blerje banesash në zonat bregdetare.

Abdiu shtoi se një pjesë e tyre jetojnë në këto zona, teksa një pjesë tjetër i japin me qira.

“Nuk mendoj se do të ketë ulje të çmimeve, por një rritje graduale. Kryesisht Tirana ka marrë një rritje gjithashtu të çmimeve. Zonat qendrore në ndërtimet e reja, kanë një rritje kërkese. Në bregdet ka filluar një rritje vitet e fundit. Promovimi i turizmit ka sjellë një interes edhe të investitorëve të huaj. Është shtuar kërkesa për këto zona. Çmimet e zonave bregdetare në krahasim me rajonin, janë ende më të ulëta. Nga të huajt janë përdorur për investime, qira afatgjatë, apo afatshkurtër. Por kanë konsideruar edhe një pjesë për të jetuar. Bankat kreditonin në masën 80-90 përqind, tani janë 75-80 përqind. Në raport me tregun, besoj se do të ketë një ndikim të vogël.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!