Turistët e zgjedhin Shqipërinë jo vetëm për bregdetin por edhe turizmin kulturor e historik.
Gjirokastra ka pritur fluks të shtuar të turistëve të huaj ndërsa prenotimet tregojnë se inters është i njëjtë edhe në muajt e vjeshtës.
Maksi Hoxha kryetar i Dhomës së Tregtisë thotë se prenontimet janë nga shtete të ndryshme të botës, por kryesojnë Franca, Spanja e gjermania
Shtimi i fluksit turistik ka nxjerrë më shumë në pah mungesën e punonjësve dhe të stafit të kualifikuar. Në qytetin e gurte tashmë veç zonës historike janë çelur dhe një numër shumë i lartë bujtinash të cilat janë të preferuara nga turistët./abcnews.al

