Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I shpallur në kërkim për tentativë për vrasje/ Arrestohet pas një viti 35-vjeçari në Vlorë

schedule12:55 - 29 Gusht, 2025

schedule 12:55 - 29 Gusht, 2025

Policia e Vlorës ka arrestuar një 35-vjeçar për tentativë për vrasje. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi më 2 prill të vitit të kaluar së bashku me vëllain e toj ka goditur me thikë dy persona, pasi një konflikti për motive të dobëta.

“E. Ç., 35 vjeç, banues në Orikum. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 03.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Shtetasi E. Ç. akuzohet se më datë 02.04.2024, në aksin rrugor “Llogara-Palasë”, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin A. Ç., ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit K. A., 41 vjeç, dhe S. A., 38 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tyre. Më pas, shtetasi E. Ç. ka përplasur me automjetin e tij, shtetasin K. A., i cili është dëmtuar rëndë”, njofton policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!