Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në pyjet e Devollit/ Vatër aktive në fshatin Miras, 70 forca për shuarjen e flakëve

schedule09:57 - 28 Gusht, 2025

schedule 09:57 - 28 Gusht, 2025

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit që u aktivizua një ditë më parë në fshatin Miras të Devollit. Flakët janë përhapur në një zonë pyjore me bimësi të përzier.

Që prej orës 05:00 të mëngjesit të kësaj të enjte, forcat zjarrfikëse, shërbimi pyjor, strukturat vendore dhe banorët e zonës po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve. Në total janë angazhuar rreth 70 forca.

Për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së infrastrukturës rrugore, ndërhyrja në brendësi të pyllit është e vështirë, duke kërkuar ecje në këmbë për të mbërritur pranë vatrës. Zjarri ka marrë shtrirje të gjerë dhe ka përfshirë sipërfaqe me pisha, çka e bën situatën më problematike.



Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve. Ndërkohë, po punohet vetëm me mjete rrethanore nga ekipet në terren, pasi automjetet e shërbimit zjarrfikës nuk mund të futen.

Flakët janë nën kontroll dhe aktualisht nuk rrezikohen banesa, pasi janë përhapur në zonën pyjore. Megjithatë, puna vijon për lokalizimin dhe parandalimin e përhapjes më tej.

Edhe në pyllin e Pishë Poros në Vlorë vijon të jetë aktive vatra e zjarrit që u ndez në 25 gusht. Në terren po punojnë 30 forca zjarrfikëse e bashkiake dhe 20 efektivë të FA me 3 automjete. Zjarri ka intensitet të ulët, duke djegur kryesisht trungje brenda vatrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!