Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, kryeministri Rama njoftoi pak më ditë parë se ka nisur shpërndarja e teksteve për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar.
Sikurse gjatë viteve të fundit, tekstet do të jenë falas për nxënësit nga klasa e parë në të nëntë.
Rama ndau në Facebook fragmente nga shpërndarja e librave në shkollat në kryeqytet duke mos fshehur emocionet dhe gëzimet e prindërve.
Viti i ri shkollor nis zyrtarisht për shkollat nëntëvjecare dhe gjimnazet e përgjithshëm, të orientuar dhe professional në datën 8 shtator. / abcnews.al /



