Ish-presidenti i Sudanit Omar al-Bashir është dënuar me dy vjet për pastrim parash dhe korrupsion.
Mirëpo, sipas ligjit sudanez, njerëzit mbi moshën 70 vjeç nuk mund të vuajnë kushtet e burgut, ndërsa Bashir është 75 vjeç.
Al-Bashir do të dërgohet në një institucion shtetëror të rehabilitimit.
Ish-presidenti, përballet me akuza të lidhura me grushtin e shtetit të vitit 1989 që e sollën atë në pushtet, genocid dhe vrasjen e protestuesve para rrëzimit të tij në Prill.
Gjatë dënimit, përkrahësit e tij filluan të brohorisnin se gjyqi ishte “politik”. Ata vazhduan protestën e tyre jashtë gjykatës, duke brohoritur: “Nuk ka zot tjetër përveç Zotit”.
Më pas një nga avokatët e udhëheqësit të rrëzuar, Ahmed Ibrahim, tha që ata do të apelojnë kundër gjykimit.
Ky është vendimi i parë në një seri procedurash ligjore kundër al-Bashirit, i cili gjithashtu kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare nën akuza për krime lufte dhe gjenocidit lidhur me konfliktin në Darfur në vitet 2000.
Al-Bashir ka qenë në paraburgim që prej muajit prill, kur ushtria e Sudanit ndërhyri dhe e largoi atë nga pushteti pas disa muajsh protestash mbarëkombëtare. Kryengritja përfundimisht e detyroi ushtrinë të binte dakord për një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me civilët./abcnews.al