Në pak minuta, trajneri Franco Lerda dhe Bledi Shkëmbi u larguan nga drejtimi i Partizanit dhe Teutës respektivisht. Pas Lerdës dhe Shkëmbit, është konfirmuar edhe largimi i trajnerit të tretë, i cili është greku Giorgos Marantas.
ABC News ka kontaktuar me drejtorin sportiv të Luftëtarit, Artur Dadaj, i cili ka konfirmuar mbylljen e bashkëpunimit me teknikun 46-vjeçar.
“Kemi mbyllur bashkëpunimi me Marantas. Në këto dy ndeshje ekipi do drejtohet nga Neritan Novi. Nuk duam të nxitohemi në zgjedhjen e trajnerit të ri”, tha drejtori sportiv i Luftëtarit, Artur Dadaj, për Abc News./abcnews.al